Ngjarjet e ditës: 21 qershor 2023

  • 09:30

    KOSINT prezanton analizën e procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, i ftuar është ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Ndërtesa e Kuvendit, C 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    NewCo Ferronikeli mban ceremoninë hapëse të rifillimit të prodhimit, pas dy vitesh ndërprerjeje si rezultat i krizave në tregjet ndërkombëtare. (Kompleksi i prodhimit, Drenas)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2021 dhe 2022?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal organizon seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, bëjnë hapjen zyrtare të Qendrës për Mjekësi Familjare në rrugën “Kujtim Laro”, në lagjen Veternik. (QMF, Veternik)

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për medie, me temën “Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Kulturës organizon ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës “Niketë Dardani”. (Kabineti i Ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kolegji Ndërkombëtar Universum, i fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, mban ceremoninë e diplomimit të studentëve të gjeneratës 2022/2023. (“Klan Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00 - 21:00

    Me rastin e Ditës ndërkombëtare të muzikës, Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me ndërmarrjen publike lokale “Sport Marketing” organizojnë aktivitete të ndryshme për të gjithë qytetarët.

    Agjenda:

    Ora 16:00 – Performojnë në bateri nxënësit e shkollës së muzikës “Defy Them”, në rrugën “Mehmet Gradica”, lagja “Bregu i Diellit”;

    Ora 17:00 – Muzikë live nga këngëtarë të ndryshëm dhe DJ në rrugën “Mehmet Gradica”, lagja “Bregu i Diellit”;

    Ora 19:00 –  Këndojnë Vesa Smolica, Erëza Çerkini dhe Zanzi Band, rruga “Rexhep Luci”;

    Ora 21:00, – Performojnë Dren Abazi, Alban Nimani me bendin “Asgjë sikur Dielli”, Secret 47&Groove Souldiers, Amfiteatri i pishinës së Gërmisë.

Kalendari Arkiv