Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2022

  • 10:00

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike mban mbledhjen e pestë. (Zyrat e ZRRE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton për dy marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon kuiz e diturisë në lëndën e Historisë. (Shtëpia e Kulturës ”Mensur Zyberaj” në Rahovec)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës)

  • 11:00

    Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon hapjen e ekspozitës me nxënësit e shkollave të komunës së Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës”Mensur Zyberaj” në Rahovec) 

  • 12:00

    Komuna e Gjakovës organizon promovimin e monografisë profesionale “Ruajtja praktike e
    trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”. (Muzeu Etnografik, Gjakovë)

  • 14:00

    Bëhet inaugurimi i obeliskut në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve ndër dekada. (Hyrja kryesore e QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Biblioteka komunale e Ferizajt “Sadik Tafarshiku” hap ekspozitë me libra të autorëve dëshmorë dhe martirë, si dhe do zgjidhet lexuesi më i mirë për vitin 2021. (Ambientet e bibliotekës)

  • 17:00

    Fondacioni Jahjaga lanson edicionit e Katërt të Revistës “ZA”, marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori italian në Kosovë, Antonello Di-Rio. (Libraria “Dukagjini”) 

Kalendari Arkiv