Ngjarjet e ditës: 2 shkurt 2024

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, marrin pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizatat UNICEF dhe USAID në Kosovë përmbyllin projektin “Përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; drejtoresha e Misionit USAID në Kosovë, Eileen Devitt, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman (Modelariumi në Fakultetin e Arkitekturës. UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, vendos për rendin e ditës për Seancën plenare të radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do të diskutohet Strategjia Legjislative, plani dhe prioritetet e punës së MSH-së për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionin interviston kandidatët për pozitën e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga radhët e shoqërisë civile. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 12:30

    Këshillat e prindërve protestojnë pasi nxënësit e klasave të 5-ta nuk po vijojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë. (Para ShMU “Mihal Grameno”  në Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të mbajë konferencë për medie, ku do të paraqesë të gjeturat për keqpërdorime flagrante në njësitë për patentëshoferë gjithandej Kosovës. (Vendi: Njësia për Patentëshoferë, te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie, me ç’rast shpalosen detajet lidhur me Kupën e Kosovës Final 8. (Palestra e Sportit “Shani Nushi”, Gjakovë)

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet KB Sigal Prishtina dhe Hotel Mercures Prishtina City. (Hotel Mercure, Lagjja Arbëria)

  • 18:00

    Qendra Libart organizon një diskutim me akademik Muhamedin Kullashin dhe dramaturgun e regjisorin Fadil Hysaj, me temën “Poetika e dramës moderne”. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Dardani)

Kalendari Arkiv