Ngjarjet e ditës: 5 nëntor 2021

  • 09:00

    Mbahet sesioni i dytë i punës i Takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla plenare e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 5-vjetorin e vdekjes. (Zllatar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Hapet Qendra me Bazë në Komunitet, e organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga UNICEF. (SHFMU “Haradin Bajrami”, Magure, Lipjan)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ndan “Çmimin për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”. (Libraria “Dukagjini”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës. protestojnë para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban akademi përkujtimore për Astrit Deharin. (Amfiteatri i ri në Bibliotekën Qendrore të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “Bullizimi në shkollë” i autores Prof.Dr. Teuta Danuza. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 12:30

    Mbahet konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve të takimit VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE,  Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesen e Ombuspersonit)

  • 13:30

    Lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim” mban aksion simbolik para Prokurorisë Speciale. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Organizata Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) bën hapjen zyrtare të “Shkollës së IT-së” në Gjilan. (Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Dhurohet gjak në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit. (Rr. “Behije Dashi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Anëtarët dhe simpatizantët e Vetëvendosjes ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.

Kalendari Arkiv