Ngjarjet e ditës: 23 shtator 2021

  • 09:00

    Në Gjykatën Speciale në Hagë mbahet konferenca dëgjimore ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. (Hagë)

  • 11:00

    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, shpalos programin e tij politik para qytetarëve të lagjes Ulpiana. (Te Fontana, Ulpianë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Rreth 200 fermerë me traktorë protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit. (Para Ministrisë së Bujqësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, viziton kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë. (Kompania “Pastrimi”, Emshir) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) dorëzon kallëzim penal në Prokurori. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, shpalos programin para qytetarëve të lagjes Bregu i Diellit. (Bregu i Diellit, te Drejtoria e Rrugëve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral. Marrin pjesë dhe kryetari Nismës, Fatmir Limaj, dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Shkolla fillore “Ibrahim Mazreku”, Malishevë)

  • 14:30

    Dhomat e Specializuara të Kosovës mbajnë informimin javor në të cilin do të japin informacione të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe  veprimtaritë e tjera publike të  gjykatës. (Hagë)

  • 17:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet Kongresi i Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës, organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 17:00

    Kandidati i AKR0së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, shpalos programin para qytetarëve të lagjes Matiçan. (Te shkolla “Mitrush Kuteli”, Matiçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv