Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO