Ngjarjet e ditës: 31 gusht 2022

  • 09:00

    Komuna e Prizrenit organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj. (Prizren)

  • 10:00

    Instituti D4D mban tryezën me titullin “Ndikimi lajmeve të publikuara nga portalet dhe rrjetet sociale në jetën e qytetarëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, ku do të flasë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Bëhet përurimi i punimeve përgjatë lumit “Sitnica”, investim i MZhR-së dhe Komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për medie, në të cilën do të flas rreth aktiviteteve dhe gjetjeve në teren për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës. (Zyra qendrore e ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    SBAShK-u mban konferencë për medie. (Zyrat e SBAShK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Lista “Guxo” themelon degën e partisë në Prishtinë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv