Ngjarjet e ditës: 21 shtator 2022

  • 09:30

    Mbahet Samiti Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK lidhur me grevën e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë do të bëj homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, mban aktivitet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. (Online)

  • 10:30

    Shoqata Sindikale e QKUK-së proteston duke kërkuar rritjen e pagave për 50 për qind. (Para Qendrës Emergjente) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 10:30

    Zhvllohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Naional, Hajvali)

  • 11:30

    Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Zhviillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 19:00

    SBAShK-u mban konferencë ku do të jetë prezentë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) Susan Flocken. (Zyra e SBAShK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv