Ngjarjet e ditës: 2 nëntor 2022

  • 09:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Romeo Franc, Deputet i Parlamentit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e diskuton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 10:00 - 12:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmesLikuidimit nr. 60. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00. (Hotel “Grand”, në Prishtinë)

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së viziton SBAShK-un. (Zyrat e SBAShK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Misioni i Bashkimit Evropian EULEX bën mbjelljen e drunjëve në Kampusin e Qendrës së Studentëve. Marrin pjesë kryesuesi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark; Arbërie Nagavci  ministre e Arsimit dhe Faton Peci ministër i Bujqësisë. (Qendra e Studentëve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 13:00

    Me rastin e 33-vjetorit të rënies, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani dhe Bregu i Diellit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së viziton Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës. (Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 14:00

    Fondi Monetar Ndërkombëtar prezanton perspektivën ekonomike rajonale të FMN-së për Evropën. (Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Grupi Parlamentar i AAK-së viziton Sindikatën e Policisë së Kosovës. (Sindikata e Policisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi viziton kompaninë “Pestova”. (Postovë, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon “Festivalin e Patates”. (Para Kalasë, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv