Ngjarjet e ditës: 1 qershor 2021

  • 09:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e pandemisë, procesin e vaksinimit si dhe strategjinë legjislative të ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon në mënyrë simbolike detyrën për një fëmijë, si sibolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. (Zyra e kryetarit)

  • 09:00

    Fëmijët takohen me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj ku do t’i paraqesin kërkesat, dëshirat dhe nevojat që kanë. (Salla e Kuvendit Komunal, Klinë)

  • 09:30

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, viziton Qendrën Klinike Universitare. (Reparti i Pediatrisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mban konferencë për medie me rastin e Ditës së Fëmijëve. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi raporton ministrja Rozeta Hajdari, për planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurën Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203)

  • 10:00

    Drejtoria e Kulturës dhe ajo e Sportit në Komunën e Prishtinës mbajnë konferencë për medie për të shpalosur organizimin e aktiviteteve socio-kulturore e sportive në kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)

  • 10:00

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton Qendren Burimore “Nëna Terezë” për fëmijët me dëmtime në dëgjim. (Qendra Burimore “Nëna Terezë”)

  • 10:00

    Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos mban konferencën për lansimin e fushatës “Bëhu mburoja ime!”. (Qendra Handikos, “Veternik”, Prishtinë)

  • 10:00

    Asambleja Komunale e Fëmijëve në Pejë do të organizojnë një vizitë tek fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën Ramiz Sadiku ku do t’u shpërndahen dhurata simbolike që përmbajnë pajisje shkollore dhe disa lojëra logjike të përbashkëta, me të cilat ata do të mësojnë të luajnë dhe punojnë së bashku. (Shkolla “Ramiz Sadiku”, Pejë)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia zyrtare e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet të komunave dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj. (Hotel “Rubis”, Ferizaj)

  • 10:00

    Gazmend Qyqalla iu drejtohet medieve pas denoncimit të rasteve të kërcënimeve ndaj tij pas pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në solidarizim me popullin palestinez. (Para Stacioni i Policisë, Fushë-Kosovë)

  • 10:30

    Ministria e Zhvillimit Rajonal, dhe AZhR Qendër, promovojnë dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal”. (Restorant “Rings”, sheshi Nënë Tereza, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:40

    Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer mbajnë konferenë për medie. (Oborri i Zyrës së BE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike. (Lagjja “11 Marsi”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punues për shqyrtimin e propozimeve për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut  në sistemin e drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverisë, për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë si dhe shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

  • 11:00

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj prezanton projektin “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj) 

  • 11:00

    Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prishtinë mban mbledhje solemne për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Asambleja Komunale e Fëmijëve në Mitrovicë organizon 1 Qershorin përmes pikturave dhe porosive në qendër të qytetit si dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët lëmoshë kërkues.(Qendra e qytetit, Mitrovicë)

  • 11:00

    Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi bejnë prezantimin publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian”. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 11:15

    Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos vendos dy instalacione, kukulla me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton Qendren Burimore “Lef Nosi” për fëmijët me dëmtime intelektuale dhe zhvillim. (Qendra Burimore “Lef Nosi”, Prizren)

  • 12:00 - 12:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë komunën e Prizrenit.

    Agjenda:

    Ora 12:00 – Vizitë te Parku i Biznesit;
    Ora 12:30 – Vizitë në fshatin Kabash. 

  • 12:00

    Garda e IOWA së ShBA-së viziton Gjilanin. Organizohet pritje në Kuvendin Komunal dhe takohen me kryetrin e Komunës Lutfit Haziri. (Zyra e krytarit, Gjilan)

  • 13:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi prezantohet Raporti i Implementimit për Kosovën, nga Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, me temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

  • 14:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Qendrën Burimore “Përparimi”. (Rruga “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

  • 14:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i Akademisë, Vushtrri)

  • 15:00

    Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi hap dyert për fëmijët. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja Vjosa Osamni dhe kryeministri Albin Kurti i bashkëngjiten kampanjës së Handikos “Bëhu Mburoja ime!”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, emblemës teatrore dhe kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 85-vjetorin e lindjes së tij, organizon një ceremoni përkujtimore. (Kino Armata, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjakovë organizon garën me grafite në sheshin e qytetit “Ali Podrimja” me fëmijët e talentuar nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta dhe realizimi i një video ndërgjegjesuese për të drejtat e fëmijëve. (Sheshi i qytetit, Gjakovë)

  • 20:00

    ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër, përmes së cilëve trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukative-arsimore. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv