Ngjarjet e ditës: 10 dhjetor 2024

  • 08:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    (Dita e dytë) Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, mban edicionin e 8-të të Konferencës për Integritetin e Informacionit – DISICON. Temën kryesore “Teknologjia, e vërteta dhe besueshmëria.” (Klan Arena, Prishtinë)

     

  • 09:30

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) mban konferencën me temën “Rëndësia e transparencës së zyrtarëve publikë përmes deklarimit të pasurisë dhe dhuratave”, organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Hotel “Sirius”)

  • 09:30

    Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) mban konferencën me temën “Përdorimi i teknologjive të reja në sektorin e qumështit”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    CorrWatch mban konferencën me temën “Sinjalizimi: Një shtyllë për transparencë dhe llogaridhënie”. Fjalët e hapjes do t’i mbajnë Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë e GLPS-së dhe Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Organizatën Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), mbajnë takimin me temën “Rishikimi i përbashkët vjetor i sektorit pyjor në Kosovë”. (Hotel “Afa”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT lanson raportin me titull “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”. Merr pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (“Orion”, përballë Kino ABC) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) organizon konferencën me temën “Ku mbeti Ligji për Lobim” dhe “Financat politike dhe trendet e fushatave online në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin me titull “Dimensioni gjinor i korrupsionit”. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit Veprimi i Komunave per Riintegrim dhe Diaspore (MARDI), implementuar nga Caritas-i Zviceran në Kosovë. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 10:00

    Asociacioni i Spitaleve Privatë të Kosovës (ASPKS) mban konferencën vjetore. (Hotel “Emerald”)

  • 10:15

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla merr pjesën në punimet e Forumit Ndërkombëtar Ulpiana, si dhe do të adresohet z. Miguel Sousa, Ish-deputet i Parlamentit të Cabo Verde dhe Këshilltar i Qeverisë së Cabo Verde dhe Ministri Jorge Santos, Republika e Cabo Verde.  (Kino Armata)

  • 10:30

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon Konferencën për Ekonominë Kreative – “Perspektiva në ndryshim: Krijuesit në krye të ndryshimit ekonomik”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë)

  • 10:30

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), organizojnë Ceremoninë “Auditimi social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:45

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin hungarez për çështjet e Bashkimit Evropian, Bóka János. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit bashkëbisedon me studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Amfiteatri i vogël i Fakultetit Juridik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për mekanizëm me 176 fermerë përfitues. I pranishëm; Alban Zogaj, nënkryetar i kryeqytetit , Donjeta Dragusha, drejtoreshë për Zhvillim Rural dhe Bujqësi.(Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë)

  • 11:00

    Federata e Motoçiklizmit të Kosovës (FMKS) mban konferencë për media lidhur me pranimin në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit. (Objekti i Komitetit Olimpik të Kosovës)

  • 11:00

    Promovohet libri “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 1989-1999” i autorit Florent Rrahmani. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komuna e Obiliqit mban ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për ‘Çmimin Vjetor për Angazhim Qytetar”. Merr pjesë kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi. (Hotel “Amazona”)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës bën paraqitjen e botimit: “Ndërprerësit e tensionit të lartë (110, 2020 dhe 400 kV) me gaz SF6 – Proceset tranzitore”, Isuf F. Krasniqi dhe Avni Alidemaj. (Salla e Akademisë në Prishtinë)

     

  • 13:00

    Lëvizja FOL në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, organizon tryezën e diskutimit me temën “Sinjalizuesit nga Perspektiva Praktike”. Merr pjesë Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Hotel Opera në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, organizon tryezën “Të drejtat gjuhësore: Rrugë drejt të drejtave themelore të njeriut”. (IAP, kati i 4-të) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mban konferencë për medie, lidhur me mosmiratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe mosbartjen e mjeteve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal. (Zyra e kryetarit) 

  • 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pret në kabinet përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Do të mbahet konferencë për media. (Objekti i MKRS-së)

  • 17:00

    Mbahet konferenca; “Rinia në Kosovë: Nga Apatia në Angazhim – Si t’i Rrisim Pjesëmarrjen dhe Ndikimin Politik?” (Libraria “Dukagjini”, Bulevardi “Nëna Terezë). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpalos programin për Infrastrukturë dhe Energji. (Shkolla e mesme e mjekësisë “Xheladin Deda”, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të Gazetarisë – 2024. (Hotel “Prishtina”)

  • 19:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon 20 vjet të aktivizmit për të drejtat e njeriut. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv