Ngjarjet e ditës: 11 qershor 2024

  • 09:00 - 12:00

    Agjenda e Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, që do të zhvillohen sipas agjendës së mëposhtme:

     

    09:00 – 09:15 Vizitë – Ish Batalioni i V-të Gardist i Zonës Operative të Llapit – (Ndertesa e vjeter e Kryeqytetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    09:30 – 09:50 Homazhe në Velani (Varrezat e Dëshmorëve)

     

    10:00 – 10:20 Homazhe te statuja e “Zahir Pajaziti”

     

    11:00 – 12:00 Seanca Solemne – Dita e Çlirimit (Salla e Kuvendit Komunal) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:50

    Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Hotel Emerald” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”. Marrin pjesë dhe Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Kjo ngjarje është anuluar.

  • 11:00

    Mbahet debati publik me temën “Efiçenca dhe transparenca e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kosovë?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 12:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”. (Muzeu Kombëtar Prishtinë)

     

  • 20:00

    Filarmonia e Kosovës mban koncert me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Salla e Madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Kalendari Arkiv