Ngjarjet e ditës: 11 prill 2022

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit organizon takim publik me qytetrë rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” të bëhen njëkahëshe. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 12:00

    Në ditën e dëshmorëve të betejës së Koshares dhe në ditën e rënies së heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bëhet shpallja e rezultateve të konkursit për Çmimin “Ditët e Shqipes” për letërsi, kushtuar dëshmorëve të betejës së Koshares i cili mbështetet nga Zyra e Presidentes. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media, lidhur me raportimet e fundit për ish-senatorin Dick Marty. (Selia qendrore e PDK-së). ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave mban konferencë për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave mban stërvitjet. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 20:00

    Mbahet koncerti artistik “Na flet Asdreni”, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së poetit, publicistit dhe veprimtarit shqiptar, Asdreni. (Teatri Kombëtar)

Kalendari Arkiv