Ngjarjet e ditës: 9 shkurt 2023

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Rr. “Luan Haradinaj” Prishtinë)

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. Pas takimit (në ndërtesën e Komunës), Vitia dhe Bulliqi do të vizitojnë hapësirën e destinuar për Shërbime Specialistike dhe punimet në Urgjencën e Qytetit. (Podujevë)

  • 11:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gllamnik. Pas përurimit, ata do të deklarohen për medie. (Fshati Gllamnik, Podujevë) 

  • 11:00

    Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (“Këndi Amerikan”, Prizren)

  • 13:30

    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, mban mbledhje pas vendosjes së çmimit tavan për derivatet e naftës. (Zyrat e OEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë)

  • 17:00

    Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius)

  • 18:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Sheshi “Skënderbeu”)

Kalendari Arkiv