Ngjarjet e ditës: 18 shtator 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisë linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasada e Italisë në Prishtinë mban ceremoninë e dorëzimit të materialeve teknike për kërkim – shpëtimin malor dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e stacioneve të kërkim – shpëtimit malor. (Ambasada e Italisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Këshilli Organizues i Maratonës Prishtina 2024 mban konferencë për medie (Zyra e Komitetit Olimpik të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është rishikimi i buxhetit për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës 2024-2025. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv