Ngjarjet e ditës: 3 shkurt 2022

  • 09:30

    Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese fillon procedurën për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) 

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tryezë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe “Agrokosova Holding” Suharekë mbajnë konferencë për medie në lidhje me vendimin e AKP-së. (Zona Industriale, Shirokë, Suharekë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Rektorati i UP-së)

  • 12:00

    Disa studentë, në bashkëpunim me Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajnë aksionin simbolik “Kali i Trojës në Universitete Publike”. (Para Ministrisë së Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 13:00

    Lukas Mandl, shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë për Zgjedhjet Komunale 2021, prezanton raportin përfundimtar. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00

    Komiteti për menaxhimin e pandemisë mblidhet për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate mban protestë kundër vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj Dardan Molliqajt. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

Kalendari Arkiv