Ngjarjet e ditës: 22 janar 2022

  • 09:00

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. (Kompleksi memorial “Adem Jashari”, Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:00

    Qytetarët e Kukësit protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila u ndalon hyrjen në Kosovë pa dëshminë e tri vaksinave. (Pika kufitare, Morinë)

  • 10:00

    ​Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021. (“Vendum”, rr. “Tringë Smajli”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 12:30

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, po organizojnë “Tryezën e Sportit”. (Hotel “Brezovica”, Brezovicë)

Kalendari Arkiv