Ngjarjet e ditës: 5 tetor 2023

  • 08:30

    Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) organizon Forumin për Financim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, Rrjetin për Bankim dhe Financim të Qëndrueshëm (SBFN) dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe SECO). Marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, drejtori i ShBK-së, Petrit Balija etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Save the Children Kosova, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, lansojnë Raportet Hulumtuese mbi Modelin dhe Rëndësinë e Investimit në Qendrat e Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (KZhEFH) me Bazë në Komunitet. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës shqyrton Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qeveria lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon “Ditën e Arrës”. Marrin pjesë ministri i MBPZhR-eë, Faton Peci, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj etj. (Gjinoc, Suharekë)

  • 11:00

    Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës mban konferencë për medie. (Para objektit të Ministrisë së Bujqësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) mban konferencë me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ në rastin e Hidrocentralit “Soponica”. (Pallati i Drejtësisë)

Kalendari Arkiv