Ngjarjet e ditës: 15 dhjetor 2021

  • 09:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret për vizitë zyrtare Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbanë konferencë shkencore “Revista Edukata Islame” – 50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”. (Salla e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)

     

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 09:30

    Asociacioni i Psikiatërve mban konferencën “Sfidat në shëndetin mendor”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës organizon përmbylljen e projektit “Promovimi i demokracisë lokale”. Merr pjesë, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    IPKO Foundation në bashkëpunim me Kosova Makers League organizojnë përmbylljen e Raundit Special të Garës së Robotikës, i cili është organizuar në kuadër të Edicionit të 8-të të konferencës teknologjike, DOKU.TECH. (“Termokiss”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Maqedonisë së​ Veriut, Stevo Pendarovski. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Drejtësisë dhe IFC (International Finance Corporation) nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, e cila rregullon falimentimin dhe rritjen e kreditimit. (Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të obeliskut në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësor në Kosovë. (Oborri i QKUK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Fondacioni Jahjaga dhe Ambasada Japoneze në Kosovë nënshkruajnë grantin përmes së cilit do të ofrohet një pajisje e mamografit për Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Kamenicë. (Zyret e Fondacionit Jahjaga, Prishtinë)

  • 11:00

    Shfaqet filmi dokumentar “Në skaj të jetës”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 11:45

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Amendamente të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhe Shoqata e Gastronomëve organizojnë protestën me moton “Boll ma”, kundër masave kufizuese të Qeverisë së Kosovës dhe mungesës së ndihmës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:20

    Mbahet ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb. Merr pjesë ministri i Infrastrukturës se Kroacisë Oleg Butkovic. (Terminali i Ri i ANP “Adem Jashari”)

  • 14:00

    Organizohet takimi i qytetarëve me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me temën: “Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovë”. Marrin pjesë deputetët Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren​)

  • 14:30

    Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 16:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Shqyrton kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe adresimin e presidentes Vjosa Osmani para deputetëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet festivali Multikulturor “Festojmë ngjashmëritë tona”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

Kalendari Arkiv