Ngjarjet e ditës: 19 maj 2022

  • 09:00

    Mbahet konferenca e diskutimit “Ditët e energjisë së gjelbër 2022”, organizuar nga BIRN Kosova. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Mia Sydow Mölleby, deputete në Parlamentit të Suedisë, dhe Inguna Sudraba, ish-deputete dhe ish-auditore e përgjithshme e Letonisë. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Turizmin; i Projektligjit për Policinë Ushtarake në FSK dhe i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për FSK-në. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban të konferencë për media. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Shëndetësisë (MSh) organizon një takim me rastin e Ditës Botërore të Mjekut Familjar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Forumi Ekonomik i Grave, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Erbert”, organizojnë diskutimin me temën “Hendeku gjinor në punësim dhe tregu i punës”. Merr pjesë dhe ministri i MFPT-së, Hekuran Murati. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

  • 10:00

    Organizata “Syri i Vizionit” në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut organizojnë Panairin e Punës në Istog. (Parku i Qytetit në Istog)

  • 10:30

    Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) mban konferencën përmbyllëse finale të projektit “CSos Going Digital”. (Zyrat e FIQ, Dukagjini Residence, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Odat ekonomike të vendeve gjermanofolëse organizojnë diskutim me temë “Inovacioni nga Kosova për tregjet në Gjermani, Austri dhe  Zvicër. (Kolegji UBT)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kolegji AAB do t’ia ndajë Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut me motivacionin “për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributit të dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi”. (Teatri “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB)

  • 12:00

    Me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi organizon takim, drekë të përbashkët me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe presidentit Gjukanoviq. (Hotel “Four Point by Sheraton”, Marigona Residence) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    USAID në Kosovë lanson Programin për Angazhim Qytetar. (Qendra Rinore e Kulturore në Pejë)

  • 14:30

    Vazhdimi i seancës plenare me rend dite: debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë një takim bashkëbisedues në lidhje me letërsinë, me poetin e parë laureat të letërsisë shqipe Rudolf Marku. (Universiteti i Gjilanit)

  • 16:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku më presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Nisma Socialdemokrate fillon në Ferizaj turin e debateve me qytetarë nëpër qytetet kryesore me temën “Kosova në udhëkryq”. (Galeria e Arteve, Ferizaj)

  • 19:00

    Në nderim të poetit Ali Podrimja, Ambasada e Francës dhe Universiteti AAB organizojnë një orë leximi, të shoqëruar me muzikë. (Teatri “Faruk Begolli” në AAB)

Kalendari Arkiv