Ngjarjet e ditës: 25 mars 2024

  • 09:00 - 16:30

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Facebook.

  • 09:00

    Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Masakrës në Krushë të Madhe dhe hapjes së muzeut në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve bëhet mbjellja e luleve dhe drurëve dekorativë në Kompleksin Memorial dhe në rrugët e fshatit me moton “Një fidan, një kujtim”. (Krushe e Madhe, Rahovec)

  • 10:00-13:00

    Në 25-vjetorin e masakrës serbe, Komuna e Rahovecit organizon tubim përkujtimor te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Brestovc ora 10:00, te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Fortesë ora 11:00 dhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Celinë ora 13:00. (Komuna Rahovec)

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Kosovës me SHBA-në; votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028 etj. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, hap ekspozitën e botimeve për Kosovën në gjuhë të huaja “Kosova në gjuhët e botës”. (Galeria e ASHAK-ut, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Hapet ekspozita “Ide për Prishtinën”, ku do të prezantohen 67 projekt ide për Prishtinën që janë pranuar nga 17 vende të botës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Masakrës në Krushë të Madhe dhe hapjes së muzeut në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve mbahet ngjarja Kujtesa historike-rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës në Krushë të Madhe. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

  • 20:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, shënon 34-vjetorin e themelimit të saj. (Restaurant “Oferta”, Arbanë)

Kalendari Arkiv