Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajnë punëtori me medie lidhur me aplikimin e tre vaksinave të reja në Kosovë, me theks HPV vaksina. (Hotel “International”, Veternik)
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajnë punëtori me medie lidhur me aplikimin e tre vaksinave të reja në Kosovë, me theks HPV vaksina. (Hotel “International”, Veternik)
Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. (Ndërtesa e Qeverisë, P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lanson Studimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar, i njohur si NIS. Folës do të jetë edhe drejtori i Transparency International, Daniel Eriksson. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë për medie me rastin e hapjes së Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së, Rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, mban aktivitet përmbledhës për vitin 2023 dhe planet e punës për vitet 2024-2025. Marrin pjesë, ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. (Hotel “Venus”, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet tryezë e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, iniciuar nga deputeti Mërgim Lushtaku. Gjatë kësaj tryeze do të trajtohen me fokus të veçantë nenet (44, 63) ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të do të mbajë konferencë për media ku do të bëjë publikimin e uebfaqes Regjistri i pronësisë së medieve në Kosovë. (Zyra e KPM-së, Pejton)
Universiteti i Prishtinës, së bashku me Zyrën për Këshillim Gjinor të KFOR-it, organizon konferencën me temën “Investo në Arsimim = Investo në Gra”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez mban konferencën me temën “Gruaja dhe paqja”. Merr pjesë dhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund. (Fakulteti Juridik, Prishtinë)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT organizon aktivitet ku do të lexohet “Letër të Hapur” drejtuar institucioneve kompetente në lidhje me mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e monumenteve. (Monumenti Heroinat, Prishtinë)
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional për 8 Mars me thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezanton raportin mbi verifikimin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Zv.kryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizon festë të veçantë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 400 gra. (Restorant “Alegria”, Prizren)