Ngjarjet e ditës: 20 shkurt 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Fcebook.

  • 09:00

    SBASHK dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë organizojnë konferencën dy-ditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK. (Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe para zyrave të KEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin e Performancës së AKP-së dhe AKK-së për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10) *** Kjo ngjarja anulohet.

  • 11:00

    Shënohet 35-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989. (Mensa e minatorëve, Stantërg) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Uğur Ünal, viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. (Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet Ceremonia e Certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv