Ngjarjet e ditës: 4 nëntor 2022

  • 08:30

    Mbahet Sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë bën caktimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 09:30

    Mbahet takimi me kryetar të shoqatave të sektorit privat ku do të mirët vendim për hyrjen, apo mos hyrjen në protesta për punëtorët e sektorit privat të Kosovës. (Zyrat e sindikatës së sektorit privat të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:40

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

  • 10:00

    Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Riinvest, “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:30

    Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës. (Fshati Radavc, Pejë)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 1998-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare proteston në mbrojtje të së moshuarës së keqtrajtuar në Pejë. (Lapidari “Shokët e Lirisë”, Gjakovë)

  • 13:30

    Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 13:30

    Organizata Roma in Action organizon aktivitetin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome aktivitet ky i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin qytetar mbi gjuhën rome në Komunën e Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

  • 14:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe shefi i misionit për Kosovën nga FMN-ja, Gabriel Di Bella mbajnë konferencë për medie. (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv