Ngjarjet e ditës: 27 janar 2023

  • 09:00

    Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”. (Klan Arena)

  • 10:00

    Bordi përgjegjës i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën e diskutimit me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim”. (Kuvendi i Kosovës, salla S506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për medie lidhur me Tatimin në Pronë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet manifestimi përkujtimor për dëshmorët e kombit, Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”, Rahovec) 

  • 13:30

    Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri)

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 15:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 18:00

    Komuna e Vushtrrisë dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e një balerine për të trajnuar fëmijët e këtij qyteti. (Shtëpia e Kulturës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv