Ngjarjet e ditës: 10 tetor 2022

  • 07:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik
    Universitar të Kosovës. (ShSKUK)

  • 09:00

    Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdon punimet me sesionet e parapara për ditën e tretë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata Klubi “Dëshira” organizon Shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit.

    Agjenda e vizitës:

    12:00 – Vendosja e gurëthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, në Gjilan.

    13:00 – Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.

    14:00 – Takimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në zyrën e kryetarit të Komunës.

  • 13:00

    Drejtoresha e Arsimit Besiane Musmurati lanson 25 psikologët për shkollat e Prishtinës. (Shkolla “Iliria”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 14:00

    Kolegji UBT mirëpret studentët e rinj në vitin akademik 2022/2023. (Kampusi i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Mbahet konventa e hapjes së zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës. (Parku te Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv