Ngjarjet e ditës: 18 prill 2022

  • 09:00

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-17:00

    Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë “Ditët e Krenarisë” në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës.

    Aktivitetet kryesore:

    – Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania;

    – Ora 10:30 – Nderim te shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”;

    – Ora 10:35 – Dhurim i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”;

    – Ora 17:00 – Akademia përkujtimore për dëshmorët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

  • 12:00

    Gazetarja ukrainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey, kryetari i Bordit të AGK- së, Xhemajl Rexha dhe Flutura Kusari nga ECPMF mbajnë konferencë për media. (Zyret e AGK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Dyz të Podujevës. (Dyz, Podujevë)

  • 13:30

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. Do të flasin Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar; Eliza Hoxha, deputete dhe Bernard Nikaj, anëtar i Kryesisë. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zbulohet lapidari i heroit Avni Hajdin Klinaku, në 23-vjetorin e rënies. (Bivolak, Vushtrri)

Kalendari Arkiv