Ngjarjet e ditës: 3 gusht 2023

  • 11:00

    Bëhet promovimi i librit monografik “Ahmet Rugova në përjetësinë e Kombit”. (Kuvendi Komunal, Istog)

  • 11:15

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca organizon ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore. (Objekti i Komunës se Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pret në takim bashkatdhetarët   për të parë nga afër një ditë të zakonshme pune si dhe për të bashkëbiseduar e shkëmbyer ide e opinione rreth zhvillimit të sektorit, potencialit për investime e të ngjashme. (Objekti i Ministrisë, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv