Ngjarjet e ditës: 24 mars 2025

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:30

    Komuna e Deçanit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. (Gllogjan)

  • 10:45

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, si dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio, mbajnë konferencë për media. (Objekti i Qeverisë, Salla P-32) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00-12:00

    Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj zhvillon këto aktivitete:

    11:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve (Gllogjan)

     

    12:00  – Manifestimi qendror (Gllogjan)

  • 12:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, në nderim të kontributit dhe sakrificës së heroit Ismet Asllani, ndan mirënjohje për familjen. (Prapashticë, Prishtinë)

  • 12:00

    Komuna e Vushtrrisë bënë homazhe për intelektualin Latif Berisha, me rastin e 26-vjetorit të vrasjes. (Smrekonicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” mban aktivitet me rastin e 26-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.  (Te shtatorja dhe sheshi “Tomy Blair” Ferizaj)

     

  • 13:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon Akademinë Soleme për intelektualin Latif Berisha. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30 – 20:00

    Sbunker dhe Qendra për Studime të Evropës Juglindore mbajnë panel diskutimi mbi atë se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime për Ballkanin dhe Kosovën. A po hyjmë në atë që Antonio Gramsci e quajti “koha e përbindëshave” – ​​ku bota e vjetër po vdes, por e reja ende nuk është shfaqur?. (Hotel Sirius)

  • 19:30

    Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, për nder të 24 marsit, Ditës së fillimit të bombardimeve nga NATO mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, mban aktivitetin “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimeve”. (Lokali “MANUKA” “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj)

Kalendari Arkiv