Ngjarjet e ditës: 18 mars 2022

  • 09:00

    Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra” dhe “Bregu i Diellit” mbajnë protestë kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”. (Para komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në kuadër të Javës së Frankofonisë mbahet konferenca “Krijimi artistik, emancipimi dhe lufta”. (Autostrada Hangar, Prizren)

  • 09:30

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozim vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë mbajnë protestë për të kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre. (Para komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dytë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

  • 10:00

    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore “Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit”. Marrin pjesë: zv.kryeministri  Kosovës, Besnik Bislimi; zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj; zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi etj. (Hotel “Emerald” Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën për media, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj Vuokatti 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Mbahet promovimi i librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor, të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”. (Hotel Grand, Salla e Kuqe kati i 2-të, Prishtinë)

  • 11:00

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban konferencë për medie lidhur me organizimin e Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe do të nënshkruhet kontrata për organizimin e kësaj ngjarje. (Zyrat e FBK-së) 

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës  organizon konferencën për media, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:00

    Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i Shoqatës së Transportueseve Ruzhdi Kurtishaj, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa ish-ministrisë MTI-së, ish-ndërtesa e Gërmisë). ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. (Zyra e Presidencës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 15:40–16:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer mbajnë konferencë e përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, pret në takim Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:10

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare. (Hyrja te parkingu i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv