Ngjarjet e ditës: 22 nëntor 2023

  • 09:00

    Ministria e Punëve të Brendshme, bën hapjen e konferencës KosovaPar2023. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde. (Biblioteka Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N506)

  • 09:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban punëtorin për ngritjen e kapaciteteve institucionale mes ARPL (Kosovë) dhe AMBU (Shqipëri) në bashkëpunim me Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 09:30

    Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës mbajnë tryezë mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të “Konventës së Stambollit” në Kosovë. Merr pjesë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni Rregullativ per Prokurim Publik në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE-ja  “Asistenca Teknike e BE-së për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë” mbajnë takim. ( Hotel “Emerald”)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca e dytë e Komitetit Nacional “CIGRE Kosovë”, në të cilën marrin pjesë mbi 200 pjesëmarrës të regjistruar të sektorit të energjisë, që vijnë kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, dhe vende tjera. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 10:00

    SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të javës për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve: “Bashkë Rritemi”, mbajnë konferencën dhe ceremoninë e certifikimit të programit për prindër. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) kanë mbajtur tryezën: “Mbrojtja e infrastrukturës kritike në Kosovë: Sfidat dhe mundësitë”. (Hotel “Grand”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Demokraci Plus mban konferencë për medie ku do të publikojmë analizën e shkurtër në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të agjencive të pavarura. (Zyra e D+, Prishtinë)

  • 11:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezën e diskutimit mbi Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, duke u fokusuar në temën e financimit dhe diversifikimin e modeleve të ofrimit të shërbimeve për EFH, me qëllim zgjerimin e qasjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Ekonomisë lanëson subvencionimin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian. (“Tech Park Prishtina”, Bërnicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Prizren)

  • 15:00

    PSD-ja mban konferencë për medie rreth protestës së ardhshme. (Zyra e PSD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv