Mbahet konferenca për Siguri Kibernetike ne rajon në fokus siguria kibernetike dhe lajmet e rrejshme nga mediat në Kosovë. (Hotel “Emerald”)
Mbahet konferenca për Siguri Kibernetike ne rajon në fokus siguria kibernetike dhe lajmet e rrejshme nga mediat në Kosovë. (Hotel “Emerald”)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Llogaridhënia pa progres”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, lidhur me raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar pas largimit të MB nga BE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton projektligjet në proceduar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)
Demokraci Plus organizon tryezën e diskutimit me temë “Cila është situata me ambientin dhe cili është roli i të rinjve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Bordin dhe menaxhmentit e KOSTT-it, lidhur me pagesën e energjisë elektrike për pjesën veriore të vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT) lanson platformën dhe broshurën “Këshillim për Parandalim”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)
Mbahet marsh paqësor në kuadër të projektit “EP SFIDA”, që ka për qëllim organizimin e Festivalit Gandist Paqësor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Protestojnë punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli”. (Para Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Projektligjin për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Fillojnë punimet për ndërtimin e tribunës së KF “2 Korriku” në Prishtinë (Stadiumi “2 Korrikut”, Arbëri)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 7 pika të mbetura, përfshirë shqyrtimi i raporteve vjetore të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe KOSTT-it etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, hapin ekspozitën “Bota përmes syve të mi”. (Vendum, afër “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Shfaqet dokumentari “Run for Sharr” i xhiruar gjatë maratonës 4-ditore të organizuar nga Fondacioni Utalaya dhe wwF Adria me qëllim promovimin e rëndësisë së Parkut Kombëtar Sharri në Kosovë. (Kino “Armata”, Prishtinë)