Ngjarjet e ditës: 6 nëntor 2023

  • 09:30

    Mbahet procesi gjyqësor në rastin e Thaçit dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë, mban konferencën për publikimin e Manualit për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimit Seksual në Organet e Administratës Publike. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Matti Nissinen, Ambasador i Republikës së Finlandës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Ngjarja e Rrjetëzimit të Hisedarëve të Artit dhe Kulturës, ku do të prezantohen sukseset e organizatave kulturore në programin evropian “Evropa Kreative”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Qendra për Praktikën Narrative, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Lipjani bën përurimin e çerdhes në fshatin Shalë. Merr pjesë kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. (Shalë, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30 - 12:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitojnë disa nga dyqanet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës te qytetarët. (Nisja nga Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën e 8-të me temë “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Të punësuarit në Filarmoninë e Kosovës protestojnë para objektit të Ministrisë së Kulturës. Merr pjesë kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj. (Para MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv