Ngjarjet e ditës: 28 korrik 2021

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Platforma Zoom)

  • 09:00

    Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Koshi Group bëjnë promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit, Gjakovë)

     

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kuvendi vazhdon seancën plenare në të cilën do të behët votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot Konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), organizon ngjarjen ‘One World in Schools’ (OWIS). Merr pjesë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 19:00

    Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së kryetarit aktual të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari edhe për një mandat. (Restaurant “Freskia”, Skenderaj)

Kalendari Arkiv