Ngjarjet e ditës: 27 prill 2021

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës dhe zbatimin e rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. Të ftuar janë ministri i Shëndetësisë, drejtori i ShSKUK-së dhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë, udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur vendosin lule te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP mban tryezën e diskutimit lidhur me studimin e ri “Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova: Sa do të ndikojë pandemia dhe rregullat e reja të migrimit të Gjermanisë në këtë fenomen?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizon panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”. (Hotel Nartel”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 198-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi mbahet nëpërmjet videokonferencës)

  • 11:30

    Zyra e Bankës Botërore prezanton raportin ekonomik për Ballkanin Përendimor. (Platforma Zoom)

  • 12:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ambasada e Holandës në Kosovë shënon Ditën Nacionale të Holandës – Ditëlindjen e Mbretit Willem-Alexander me një performancë nga Baleti i Kosovës, në koreografi të Arthur Kuggeleyn. Një fjalë hyrëse do ta mbajë ambasadorja Carin Lobbezoo. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e Facebookut të Ambasadës së Holandës dhe në Ekonomia Online.

  • 12:00

    Youth Initiative for Human Rights Kosovo zhvillon aksionin për të shënuar Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur përmes një instalacioni që do të shfaqë të gjithë emrat e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Meje, Gjakovë)

  • 13:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për kërkesën e KOSTT-it; si dhe raportojnë bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    TIKA organizon ceremonin e shpërndarjes së makinave për pastrimin e thundrave të gjedheve në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqatës së Prodhuesëve të Qumështit të Kosovës”. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar. (Kompania Haxhijaha, Rahovec)

  • 13:30

    Në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, Rahovec)

  • 14:30

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, bën homazhe te përmendorja e të pagjeturve. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Me rastin e Ditës Nacionale të Holandës, organizohet ngasje me biçikleta. Nisja nga lagjja Dardani (pika e nisjes) deri te Bike Friendly Café në Arbëri. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma “Zoom”)

  • 20:00

    EULEX-i do t’i fikë dritat në selinë e tij në mbështetje të iniciativës “Në errësirën e personave të pagjetur”. (Selia e EULEX, Prishtinë)

Kalendari Arkiv