Ngjarjet e ditës: 26 shkurt 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Facebook.

  • 10:00

    Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë takimin e 243-të. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) *** Kjo ngjarje anulohet.

  • 12:00

    Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës nis grevën e urisë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para ndërtesës së MSh-së, rr. “Zagrebi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajnë takim informues lidhur me humbjen e jetës së vajzës katërvjeçare nga Gjakova. Të ftuar: Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë; Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës; Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    OJQ Aktiv prezanton dy publikime vjetore për pozitën e komuniteteve në Kosovë: “Analiza e trendeve 2023: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” dhe “Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 13:30

    Federata e Xhudos së Kosovës, në bashkëpunim me klubin “Polici”, organizojnë një demonstrim në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, që ka për qëllim promovimin e sportit të xhudos. (Shkolla fillore e mesme të ulët “Nazim Gafurri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    AGK organizon diskutimin “Si e ndaloi ofensivën e ushtrisë ruse në Kiev dy vjet më parë mbrojtja e Chernihiv?”. Takim virtual me autorin e dokumentarit “Beteja për Chernihiv”, Andriy Titok (Ukrainë). (RIT Kosova)

Kalendari Arkiv