Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Organizata për fëmijë pa përkujdesje prindërore organizon Konferencën Nacionale për Strehimin Familjar në Kosovë. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Emerald”)
Kryeministri Albin Kurti do të jetë nikoqir i Konferencës së donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Projektin “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë” prezantojnë gjetjet dhe rekomandimet për procesin e rishikimit të teksteve shkollore. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkomunal shumëfunksional me kryetarët e 5 komunave fqinje: Podujevë, Lipjan, Fushë-Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq. (Hotel “Amazon”, Milloshevë)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
HANDIKOS organizon ngjarjen me temë “E ardhja inspiruese”, përmes së cilit do prezantohen të arriturat e grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hëna”. (“Klan Arena”)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ku do të diskutohet rreth buxhetit të komisionit dhe rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Mjedisit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve dhe INDEP shpërndajnë materiale promovuese dhe dhurata në shoqatën Down Syndrome Kosova dhe vizitojnë punimet e kartolinave unike të punuara me dorë nga personat me sindromën DOWN. (Shoqata Down Syndrome Kosova) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohen me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve vjetore. (Hotel “Prishtina”)
Zërini Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) mban tryezën “Identiteti dhe trashëgimia kulturore – Diskutime rreth kuptimit të identitetit kulturor dhe se si trashëgimia kulturore ndikon në formimin e tij”. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Georg Schnetzer, ambasador i Austrisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.