Ngjarjet e ditës: 28 qershor 2024

  • 09:00

    Mbahet seanca përfundimtare për rastin e vrasjes së politikanit serb, në Kosovë, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 10:00

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Marrin pjesë ministrat Hekuran Murati, Arben Vitia e Arbërie Nagavci; si dhe drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Objekti i Qeverisë, salla P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në hapjen solemne të Qendrës Komunitare “Concordia”, në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë. (Gjakovë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj; kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), seksioni i shkencave natyrore, mban ceremoninë e ndarjes së Çmimit stimulues për punë shkencore-kërkimore të të rinjve nga lëmi i shkencave të natyrës. (AShAK, Prishtinë)

     

  • 13:00

    Serbët shënojnë manifestimin tradicional të festës së “Vidovdanit”. (Gazimestan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në takim nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci. (Ndërtesa e MBPZhR-së, Kompleksi “Ramiz Sadiku”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komuna e Deçanit organizon edicionin e 13-të të Panairit tradicional veror Ekspos. (Qendra e qytetit Deçan)

     

Kalendari Arkiv