Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Januzi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Januzi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Komuna Lipjanit organizon shpërndarjen e 273 frezave për fermer. (Tregu i kafshëve, magjistralja Lipjan-Shtime) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)” – një analizë e shkurtër e politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024. (Zyrat e PIPS, rr. “Rexhep Luci”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komiteti Paralimpik i Kosovës organizon ngjarjen “Kosova në Paris 2024 – Histori e Re Paralimpike”, e cila i dedikohet suksesit të Kosovës si debutuese në Lojërat Paralimpike Botërore që do të mbahen në Paris. Marrin pjesë presidentja e KPK-së, Njomza Emini, zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi. (Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Promovohet libri i Bajram Kabashit “Rrëfime nga Norvegjia”. (Hotel “Grand” Prishtinë)
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Nis festivali Beerfest Kosova 2024. (Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon festë madhështore në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës. (Prishtinë)