Ngjarjet e ditës: 18 qershor 2022

  • 10:00

    Federata e Pingpongut, në bashkëpunim me KPP “Shpresa” dhe Komunën e Skenderajt, organizojnë turneun memorial të veteranëve “Dr. Fatmir Fazlija”. (SHMU “Abedin Rexha” në Turiqec)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet Festivali multikulturor “Të festojmë së bashku”. (Parku i Qytetit, Prishtinë)

  • 13:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet premiera e filmit dokumentaro-artistik, me titull: “Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike”. Në shenjë të nxënësit të shkëlqyeshëm 10 vjeçar Isa (Muhamet) Berisha nga Hani i Elezit – viktimë e gjenocidit serb mbi shqiptarët,  (Shtëpia e Kulturës, Han të Elezit)

  • 17:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”)

  • 18:00

    Mbahet “Karnavali i Golden Eagle 2022”. Nga ora 18:00 grupet e artistëve defilojnë në qendrën e qytetit, ndërsa në orën 19:30 performancat në skenë. (Suharekë)

Kalendari Arkiv