Ngjarjet e ditës: 29 shtator 2021

  • 09:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Opre Roma Kosova organizon “Media Breakfast”. (Restaurant “Rings”, Prishtinë)

  • 09:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Advocacy Training & Resource Center (ATRC) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantojnë raportin “Hate O Meter I & II”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se bashku me kryeministrin Kurti vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Kopshti i fëmijëve “Cicërimat”, Kalabri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për medie. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës)

  • 11:00

    Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton fabrikën M-Technologie. (Fabrika M-Technologie, Lebanë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Banorët e lagjes Qendra në Prishtinë mbajnë protestë. (Rruga “Rexhep Luci”) 

  • 13:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndan shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së) 

     

  • 17:00

    Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, shpalos programin e tij politik para qytetarëve të Kolovicës. (Sh.f.Nazim Gafurri, Kolovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren mban tubim me qytetarë (Qendra Kulturore e Boshnjakëve, pranë shkollës “Gani Saramati”)

     

Kalendari Arkiv