Ngjarjet e ditës: 25 tetor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 10:00

    Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial/Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shefi i BE-së në Kosovë viziton fabrikën “Shpati AM”. (Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    GLPS mban tryezë Diskutimit me temë: “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë Protestë para ndërtesës së Qeverisë, kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:45

    Bëhet hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, mban konferencë për medie për pengesën e boksierëve tanë nga Republika e Serbisë, në të cilën po mbahet Kampionati Botëror i Boksit. (Objekti i MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Federata e Futbollit të Kosovës mban konferencë për medie, në prag të ndeshjes ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Diasporës, FC Kosova Düsseldorf, që zhvillohet në Ferizaj. (Selia e FFK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. (Objekti i QNR)

  • 18:00

    Presidentja Vjosa Osmani në bashkëpunim  me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës. (Hoteli “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv