Ngjarjet e ditës: 13 maj 2024

  • 09:00

    Mbahet ceremonia e nisjes së projektit të përbashkët i Kryeqytetit Prishtinë për ripyllëzim. (Prishtinë, Parku i Arinjve)

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencën për media, e lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së gjashtë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024) (Zyret e ASK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizohet ngjarja “Promovimi i Udhëzimeve për “Safer to School” e organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe autoritetet sllovene, ku do të marrin pjesë Arbërie Nagavci, Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hysen Durmishi, Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takim pune me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv