11:00
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë edhe kryeminsitri Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.