Ngjarjet e ditës: 23 shkurt 2024

  • 09:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrin e Reformave Evropiane. (Hotel “Swiss Diamond”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”. Fjalë hyrëse do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca etj. (Kuvendi i Kosovës, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, vazhdon dëgjimin mbikëqyrës të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon punëtorinë për luftën kundër diskriminimit në sport. Ligjërues do të jetë, avokati për çështje sportive nga Italia, Salvatore Civale. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës organizon ceremoninë e inaugurimi të Laboratorit “STEAM në Edukim”. Marrin pjesë rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi. (Fakulteti i Edukimit, kati 3) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, një fjalim e mban Etilda Gjonaj, raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:40

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutim në panel: “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS”, moderuar nga Fatmire Kollçaku, anëtare e Grupit të Grave Deputete. (Kuvendi i Kosovës, 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:25

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban një fjalim në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”. (Kuvendi i Kosovës, 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:35

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutim në panel “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore”, moderuar nga Albana Bytyqi, anëtare e Grupit të Grave. (Kuvendi i Kosovës, 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të praktikantëve në kuadër të programit “PowerUp: Digital Career”, në mes të bizneseve dhe përfituesve. (Brenda Parkut Inovativ, Prizren)

  • 15:15

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, prezantohet hulumtimi për GPS në rajon dhe Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, 506) 

  • 16:30

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutimi në panel “Bashkëjetesa dhe toleranca”, moderuar nga Valentina Bunjaku, anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete. (Kuvendi i Kosovës, 506)

Kalendari Arkiv