Ngjarjet e ditës: 15 mars 2023

  • 10:00

    Mbahet seanca përfundimtare e Elvedina Hajdarit, e mbijetuar e dhunës në familje nga ish-burri i saj. (Gjykata Themelore në Drenas)

  • 10:00

    Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon konferencë lidhur me protestën që do të mbahet më 16.03.2023 me kërkesë për ngritjen e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. (Zyret e BSPK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) vazhdon ditën e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:30

    Urgjenca e Prizrenit pranon donacionin e pajisjeve mjekësore, të dhuruara nga KFOR-i Italian. (Urgjenca Prizren)

  • 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 62. (Hoteli “Grand”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Organizohet pritja e studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët janë ranguar në pesë ekipet më të mira në garën ndërkombëtare “Philip C. Jessup”, mbajtur në Gjenevë të Zvicrës gjatë këtij muaji. (Rektorati i UP-së) 

Kalendari Arkiv