Ngjarjet e ditës: 5 korrik 2023

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog takohet me Komisionin për Integrim Evropian.  (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    WEglobal dhe Prishtina REA përmbyllin raundin e gjashtë të trinimeve semestrale për rreth 300 të rinj nga fushat e Java Programming, Cyber Security, Web Dev, Python, Bigdata, Machine Learning. Merr pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa në ora 17:00 mbahet konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv