Ngjarjet e ditës: 14 qershor 2021

  • 08:00 - 14:00

    Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit organizohen këto aktivitete:

    Agjenda:

    Ora 08:00 – Kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon pritjen e qytetarëve. (Zyra e kryetarit);
    Ora 11:00 – Seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit;

    Ora 14:00 – Zbulohet  shtatorja e dëshmorëve të kombit: Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.

  • 10:00

    Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, dhe disa pika të tjera. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45 - 12:45

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomsh Szunyog, viziton për të parë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin.

    Agjenda:

    Ora 10:45 – Takim me përfaqësues të komuniteteve lokale. (Kafe Bar “Bash Qarshi”);
    Ora 11:45 – Vizita e Trashëgimisë Kulturore, fillon nga Xhamia e Sulltan Murat Beut;
    Ora 12:45 – Prononcimi për medie. (Shkolla fillore “Shtjefën Gjeçovi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me OJQ PEN dhe komunë e Prishtinës lansojnë projektin e bamirësisë  “Click to Eat”. (Komuna e vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet manifestimi i përurimit të shtatores së heroit të kombit, Hafir Shala, nën përkujdesjen e kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Komunës së Drenasit. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas)

  • 17:30

    PDK mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv