Ngjarjet e ditës: 22 tetor 2021

  • 10:00

    Ekipet mobile bëjnë vaksinimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Ekonomik Social (KES) mban mbledhje, zgjedh kryetarin e ri. (Objekti i OEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon Shoqatën e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit (ShFHDK). (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 10:00

    Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park”, Prizren)

  • 10:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë për shkak të mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për Lotarinë. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mban konferencë për media lidhur me aktivitetet që po zhvillohen në QNR. (Objekti i QNR-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban koferencë për medie. (Selia Qendrore e VV-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    U.D. ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku viziton ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, organizohet premiera e filmit “Zgjoi”. (Cineplexx, Albi Mall)

Kalendari Arkiv