Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2022

  • 07:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia civile. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

  • 10:0

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella, i cili do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit, Osmani dhe Vella do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:50

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Maltës, George Vella. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:45

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Republikës së Maltës, George Vella. (Ndërtesa e Qeverisë)

Kalendari Arkiv